Maqedonia kundër kampeve të refugjatëve

Maqedonia nuk pranon të ndërtojë kampe për strehimin e refugjatëve në periudhë të afatgjate. Ministri i Jashtëm maqedonas u shpreh se autoritetet vendore do të trajtojnë në mënyrë sa më njerëzore refugjatët. Nikolla Popovski, ministri i Jashtëm maqedonas tha: “Maqedonia nuk mund të shndërrohet në vend parkimi për emigrantët nga Lindja e Mesme”.

Nikolla Popovski deklaroi: “Do të mundësojmë kushte humane për të gjithë ata që kërkojnë azil në Maqedoni, por në asnjë rast nuk do të lejojmë të shndërrohemi në kamp për refugjatët sepse asnjë emigrant nuk ka ardhur në Maqedoni me parashutë, por të gjithë kanë hyrë në territorin tonë nga një vend i BE-së”.

Pas takimit me kolegun nga Çekia ministri i jashtëm maqedonas kërkoi menaxhim të situatës dhe përmbajtje të planit evropian në lidhje me krizën e refugjatëve. Lubomir Zaoralek, ministri i Jashtëm i Çekisë në lidhje me këtë argument tha: “Secili vend duhet të përmbushë detyrimet që i takojnë dhe nuk duhet të lejojë që ndonjëri vend të viktimizohet, por duhet të thellojmë bashkëpunimin”.

Artikulli paraprakLatasi përkulet ndaj popullit turk dhe kërkon falje
Artikulli vijuesSefer Canovski Latasit: T'bani "selam" Bashkabani: Mos luaj me ndjenjat e qindra milionave turq