Kanadezja e cili refuzoi kërkesën nga gjyqtari që të heq shaminë në gjykatë, ka refuzuar një donacion me vlerë prej 50 mijë dollarësh.
Edhe pse i është mirënjohëse njerëzve që nisën fushatën për mbledhjen e parave që t’ia blejnë një makinë të re, Rania el-Alloul, banore e Montrealit, tha se paratë e mbledhura mund të përdoren për qëllime tjera – si ndihmë atyre që u janë cenuar të drejtat civile.
“Së pari, do të doja t’i falënderoj të gjithë ata që përmes kësaj fushate më ofruan ndihmë financiare dhe emocionale mua dhe familjes time. Vetëdijesimi i ngjallur në mesin e opinionit përmes kësaj fushate ka bashkuar njerëz nga të gjitha pjesët e vendit, të cilët kanë ofruar mbështetje që kjo çështje të del mbi sipërfaqe. Si rezultat, unë besoj se këto mjete mund të përqëndrohen në diçka më të dobishme, si ndihmë atyre që u janë mohuar të drejtat dhe historitë e tyre nuk janë përmendur kurrë … ”
Historia zonjës el-Alloul ka fituar vëmendjen e opinionit botëror. Muajin e kaluar ajo doli para Gjykatës së Kuebekut, për të apeluar, dhe për ta kthyer në posedim makinën e saj. Gjyqtari Eliana Marengo i tha se hixhabi i saj nuk është i përshtatshëm për sallën e gjyqit. Automjetin ia kishte marrë Këshilli provincial për sigurim, sepse djali i saj, përkundër ndalesës, e kishte drejtuar makinën.
Pasi refuzoi të heq hixhabin, gjyqtari i tha se rasti i saj do të shtyhet për një kohë të pacaktuar. el-Alloul është nënë e vetme, me përfitime sociale, e cila nuk mund të ketë një makinë të re.
Në fushatën, për mbledhjen e të hollave, e cila ishte nisur spontanisht, janë mbledhur 52 mijë dollarë. Pasi ajo refuzoi t’i merr paratë, një pjesë e tyre do të shfrytëzohet për bursa të studentëve, në emër të Rania el-Alloul, ndërsa pjesa tjetër do të përcillet në organizatat kanadeze të shoqërisë civile.
“Herën e parë, kur erdha në Kanada e kisha veshur hixhabin”, tha ajo në një intervistë me CBC, pas vendimit të gjykatës. “Kur i jam betuar Zotit që unë do të jem qytetare e ndershme e Kanadasë, mbi kokën time kisha hixhabin. Megjithatë, ajo që ndodhi në gjykatë më ka frikësuar. U ndjeva se nuk jam më kanadeze.”
Megjithatë, el-Alloul nuk është tërhequr nga kjo çështje. Ajo tha se do të bëjë një ankesë formale kundër gjyqtarit Eliane Marengo, përmes Këshillit Kombëtar të muslimanëve kanadezë, zyra e të cilëve është në Otavë./islamgjakova/