Kanadë: Prezantohet uniforma e re për policet myslimane

Në qytetin Edmonton është prezantuar uniforma e re për policet muslimane pjesë përbërëse e të cilës është edhe e hixhabi.

Për të treguar shumëllojshmërinë në shoqëri, udhëheqësit e provincës Kanadeze Alberta, morën vendim për veshjen e hixhabin në mesin e policëve muslimane.
Me këtë veprim, autoritetet lokale thonë se janë përpjekur të paraqesin diversitetin në rritje në shoqëri, por edhe t’ju lehtësoj vendimin muslimaneve të cilat mendojnë për karrierë në radhët e policisë, njofton France24.
“Neve në Edmonton dhe Alberta, në përgjithësi njerëzit na perceptojnë si fshatarë”, thotë anëtari i këshillit bashkiak, Scott McKeen.
“Kjo shami është formë përmes së cilës ne duam të tregojmë se edhe në shërbimin policor duam diversitet dhe multi-kulturë, siç kemi në përgjithësi në shoqërinë tonë”, shtoi McKeen. /islamgjakova/kohaislame

Artikulli paraprakTërmet prej 6 shkallësh më Turqi
Artikulli vijuesJaponi: Dhoma për falje në aeroport për vizitorët muslimanë