Dy komik kanadez, kanë ofruar për publikun vendas një parodi të shkëlqyer të filmit “American Sniper”
Ajo vjen në dispozicion për Amerikën nga një fqinj si Kanadaja. Le të përballen me atë, Kanadezët nuk janë krejtësisht ndryshe nga amerikanët, por ata janë mjaft të ndryshëm në një vështrim të ri të vetes tonë, nëse ne duam t’i kushtojmë vëmendje.
Kohët e fundit, shumë amerikanë janë duke marrë anët në filmin American Sniper. Në thelb, të djathtët (nacionalistët) e duan shumë atë film, dhe të majtët e urrejnë atë. Të djathtët janë dëshpëruar tej mase, pasi u shkoi huq filmi, ai nuk arriti të marrë në shtëpi asnjë trofe nga Oskari i së dielës së kaluar. Por, t’i lejojmë fqinjët tanë kanadezë të na tregojnë qasjen dhe perspektiven e tyre ndaj Amerikan Sniper.
Ekipi i komedisë Jeff Ayars dhe Dan Rosen, të cilët janë të njohur si “kanibal milkshake”, parashikuan se çfarë mund të duket American Sniper në qoftë se do të ishte vendosur ngjarja tek populli në Kanada. Rezultati është një parodi që është e sigurt se do të sjell zemërimin e atyre amerikanëve që po e trajtojnë American Sniper si një lloj deklarate të luftëtarit të madh amerikan.
Por, për pjesën tjetër prej nesh, kjo është vetëm qesharake.
Jeff Ayars, i cili në të vërtetë nuk është kanadez, i thotë CBC, Canadian Sniper dukej si një mundësi në të njëjtën kohë për të satirizuar patriotizmin intensivë të American Sniper si dhe stereotipet e mpira të amerikanëve që kanë ndaj kanadezëve./ CBC