Kanosi me armë, arrestohet 32-vjeçari

Policia në Podujevë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të kanosjes me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit dhe viktimës lidhur me një tejkalim të pasigurt në trafik, i dyshuari i ka drejtuar armën viktimës për të vazhduar më pas me veturën e tij në drejtim të panjohur.
Me të marrë informacionin policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarit të mundshëm dhe kësisoj ka arritur që në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë të ndaloj veturën e dyshuar dhe të arrestoj të dyshuarin: L. Vllasa, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin në fjalë.
Pas një kontrolli të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe personit të dyshuar ka arritur të gjejë dhe të konfiskoj: një revole e tipit Beretta, kalibër 7.65mm, si dhe,
një karikator me shtatë fishek të të njëjtit kalibër.
Ndaj të dyshuarit pas marrjes së autorizimit të Prokurorit Publik, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor prej 48orësh për ta dërguar më pas në qendrën e mbajtjes për hetimin e mëtejmë të rrethanave të rastit, para se rasti ti kaloj Gjykatës kompetente./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakLezhë, zjarr makinës së kreut të Komunës Kaçinar
Artikulli vijuesTurqi: Fillojn punimet per prodhimin e raketave balistike