– Ajo që supozohej, pas tensioneve të djeshme midis refugjatëve sirian dhe të tjerëve, sot në mëngjes eksplodoi. Nga mëngjesi në kufirin maqedonas-grek, në hapësirën midis kufitare u shkaktuan çrregullime dhe rrahje të mëdha midis refugjatëve
Prej dje, askush nuk guxon që ta kaloj kufirin. Vendi i vetëm prej ku refugjatët nga Siria, Iraku dhe Afganistani kanë mundur ta kalojnë kufirin është i bllokuar.
Më shumë se 3.000 refugjat janë bllokuar në kampin e improvizuar në Idomeni, në Greqi.
Qeveritarët maqedonas po sjellin forca shtesë policore në kufi.
Nga mbrëmë në mesnatë, përfaqësuesit e UNHCR-së dhe të disa organizatave tjera jo qeveritare e kanë lëshuar kampin nga arsyet e sigurisë.