Iraku shtyn shlyerjen e borxhit ndaj SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë pranuar kërkesën e Irakut për shtyrjen e pagesës së borxhit në vlerë prej 2.7 miliardë dollarësh

 

BAGDAD (AA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë pranuar kërkesën e Irakut për shtyrjen e pagesës së borxhit në vlerë prej 2.7 miliardë dollarësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Ambasadës amerikane në Bagdad, thuhet se është shtyrë pagesa e borxhi të Irakut në vlerë prej 2.7 miliardë dollarësh për blerjen e pajisjeve të cilat do të përdoren në operacione ushtarake.

Ndërsa anëtari i Komitetit të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamentit të Irakut Muvaffik er- Rabii duke treguar se shtyrja e borxhit në fjalë nuk do të ketë kosto shtesë. “Pranimi nga SHBA-të për zgjerimin e kohës për të paguar borxhin, është hap i rëndësishëm që vendi ta tejkalojë krizën ekonomike dhe për të vazhduar luftën kundër DAESH-it”, ka thënë Rabii.

Ai në kuadër të marrëveshjeve kërkoi që edhe shtetet tjera të cilat mbështesin me armë Irakun të marrin hapa të ngjashme në lidhje me pagesën e borxhit.

Përfaqësuesi special i presidentit të SHBA-ve Barack Obama në koalicionin ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DAESH, Brett McGurk në vizitën e tij disa ditë më parë në Irak takoi autoritetet më të larta të qeverisë dhe sigurisë. Në takime është shqyrtuar kriza ekonomike në vend dhe lufta kundër DAESH-it.

Artikulli paraprakMinistri i jashtëm grek: Turqia është fqiu më i mirë i Greqisë
Artikulli vijuesTurkish Airlines realizon fitime rekord prej një miliard dollarë