Kapet me 120 kg hashash çifti i turistëve

Një 45-vjeçar grek dhe bashkëshortja e tij gjermane u kapën me 120 kg kanabis, teksa po tentonin të hynin pasditen e të dielës për në Greqi përmes pikës doganore të Kapshticës.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në automjetin e tyre tip “Camper”, me të cilin çifti kishte kaluar disa ditë pushime në Shqipëri.

Kamioni rulot kaloi pa problem kontrollin e policisë shqiptare, por u ndalua nga antidroga greke, pasi nga brenda kamionit vinte një erë e fortë, e ngjashme me kanabis.

U deshën pak minuta që qentë e antidrogës të zbulojnë sasinë e fshehur të kanabisit brenda në automjet.

45-vjeçari grek dhe bashkëshortja e tij gjermane e kishin fshehur mirë lëndën narkotike, por nuk morën parasysh erën e fortë që lëshon kanabisi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ata u arrestuan menjëherë nga policia greke, e cila sekuestroi po ashtu lëndën narkotike dhe automjetin tip “Camper”.

Dyshohet se kanabisi ishte ngarkuar në Lazarat dhe kishte si destinacion tregun grek.kohaislame

Artikulli paraprakGoogle lanson edhe tabletin Nexus 10?
Artikulli vijuesHP do të shesë tabletët me Windows 8 Pro e jo me RT