Dacic përfshihet në skandal, ia publikojnë videon komprometuese me bosin e drogës (VIDEO)

Në video inçizimet sekrete të cilat i kanë siguruar gazetarët e rrjetit hulumtues të Krimit dhe Korrupsionit -KRIK shfaqet takimi i Ivica Daçiq me bossin e drogës Radoljub Raduloviq.
Në këto video që janë regjistruar nga kamerat e agjentëve serbë të inteligjencës shihet Daçiq, i cili asokohe shërbente si Ministër i Punëve të Brendshme, si dhe bashkëpunëtorët nga kabineti i tij qeveritar Branko Lazareviq, Vanja Vukiqi dhe Ivica Tonçev, në takime që i realizuan me bosin Raduloviq në restorante, kafeteri dhe parkingje të Beogradit, transmeton Klan Kosova.

Radulloviq, shef i narko-kartelit serb, i njohur për publikun si “Misha Banana” ose “Misha Amerika”, aktualisht gjendet në arrati.

Artikulli paraprakKryeministri i Britanisë: Pranojmë 20 mijë sirianë
Artikulli vijuesShqiptari nga Siria, tregon historinë e tij