1- Mospajtimi ndërmjet gjuhës dhe zemrës
“Ka prej njerëzve që thonë, “Ne i besojmë Allahut dhe jetës tjetër [Ahiretit]”, por ata nuk janë besimtarë.”[El Bekare, 8], që nënkupton se ata “nuk besojnë” në zemrat e tyre.
2- Mashtrimi
Nga ana e jashtme ata tregojnë nënshtrim ndaj Allahut, mirëpo në zemër fshehin mosbindjen e tyre.
“[Përpiqen ta] mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos vetes, dhe nuk e kuptojnë!” [El Bekare, 9]
“Munafikët përpiqen të mashtrojnë Allahun [duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë], por Allahumbizotëron dinakëritë e tyre.” [En Nisa, 142]
3- Mosndërgjegjësimi prej fatkeqësive që kanë rënë mbi ta
“Por nuk mashtrojnë tjetërkë pos vetes, dhe nuk e kuptojnë!” [El Bekare, 9]
4- Sëmundje të zemrës
Kjo është sëmundja e dyshimit, zilisë dhe dashurisë ndaj kësaj bote.
“Në zemrat e tyre ka sëmundje (e dyshimit dhe hipokrizisë).” [El Bekare, 10]
5- Gënjimi
“Dhe pësojnë dënim të dhembshëm për shkak se përgënjenin.” [El Bekare, 10]
6- Ligësia
“E kur atyre u thuhet, “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë, “Ne jemi vetëm paqësues!” [El Bekare, 11]
7- Duke i quajtur besimtarët “mendjelehtë”
“Dhe kur atyre u thuhet, Besoni sikurse besuan njerëzit! Ata thonë, “A të besojmë ashtu siç besuan mendjelehtit?” A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit?” [El Bekare, 13]
8- Injoranca
“A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e dinë.” [El Bekare, 13]
9- Përqeshin besimtarët
I nënçmojnë duke u tallur e ta.
“E kur i takojnë ata që besuan thonë, “Ne besojmë!” por kur veçohen me djajtë e vet u thonë, “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur”. [El-Bekare, 14]
10- Preferojnë Devijimin mbi Udhëzimin
“Të tillët janë ata që blenë lajthitjen me udhëzimin, pra nuk pati fitim tregtia e tyre dhe ata nuk qenë të udhëzuar.” [El-Bekare, 16]
11- Ndez zjarrin e imanit pastaj e lënë atë që të shuhet
Që do të thotë se ata nuk përpiqen për të bërë vepra të mira për ta shtuar Imanin e tyre, si dikush që ndez një zjarr dhe nuk i shton dru që ta mbajë të ndezur.
“Shembulli i tyre është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth tij, Allahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, [dhe aty] nuk shohin.” [El-Bekare, 17]
12- Elokuenca në të folur dhe flasin shumë rreth Dynjasë
“Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë [pse në botën tjetër gjykon Ai që e di të fshehtat], dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet Allahun dëshmues.” [El-Bekare, 204]
“E kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin!”[El-Munafikun:4]
13- Grindës
“E në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.” [El-Bekare, 204]
14- Të zemëruar kur këshillohen të kenë frikën e Allahun
“Dhe kur i thuhet atij, “Kij frikë Allahun!”, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij [Xhehennemi].” [El-Bekare, 206]
15- Besnik me kufarët [mosbesimtarët]
“Ti [Muhammed] lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm. Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon Allahut.” [En Nisa, 138-139]
“E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta [për miqësi] duke thënë, “Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe”. [El Maide, 52]
16- Përtesë në Adhurim
“Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” [En Nisa, 142]
17- Kërkojnë gjykime nga Tagutët
“A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi.” [En Nisa, 60]
18- Shpifin dhe përhapin korrupsionin në mesin e besimtarëve
“Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t’ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. Allahu i di shumë mirë hipokritët.” [Et Tevbe, 47]
19- Akuzojnë popullin e Hakut
“Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtjen në ndarjen e lëmoshës, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.” [Et-Tevbe :58]
20- Urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira
“Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shtrëngojnë duart e tyre.” [Et-Tevbe :67]
21- Janë duar shtrënguar
“Dhe shtrëngojnë duart e tyre. Harruan Allahun [nuk i binden], prandaj Ai i harroi [nga mëshira]. Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.” [Et Tevbe, 67]
22- Tradhtojnë dhe nuk plotësojnë besën
“E prej tyre [hipokritëve] pati sish që i patën dhënë besën Allahut që, “Nëse na jep [Allahu] nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve.” [Et Tevbe, 75]
“Kur ju dha [Allahu] nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë [që u dha], e thyen besën dhe u zmbrapsen nga respekti ndaj Allahut.” [Et Tevbe, 75]
23- Nënçmojnë besimtarët në bindjen e tyre ndaj Allahut
Kur ndonjëri shpenzon shumë pasuri, ata thonë se ai është duke u treguar, ndërsa kur shpenzon pak, thonë se Allahu nuk ka nevojë për të.
“Ata [hipokritë] që i përqeshnin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, Allahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre – dënimin më të rëndë.” [Et Tevbe, 79]
24- Këshillojnë të tjerët që të braktisin Xhihadin
“Ata [hipokritë] që mbetën [pa shkuar në luftë], u gëzuan për ndejën e tyre pas të dërguarit të Allahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e Allahut dhe thanë, “Mos dilni [në luftë] në vapë!” Thuaju, “Zjarri i Xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!” [Et Tevbe: 81]
25- Dëmtojnë besimtarët ndërsa pretendojnë që bëjnë mirë
“[Nga hipokritët më të shëmtuarit janë] Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje [solemne] atë që më parë kishte luftuar kundër Allahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen, “Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!” Po Allahu dëshmoi se ata
vërtet janë rrenacakë.” [Et Tevbe, 81]
Nga anglishtja përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)