Kardiologjia në paralizë, stentave u skadon afati

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës qe gati dy muaj nuk ka vendosur stenta.

Kjo ndodh pasi që aparati i koronografisë është i prishur, shkruan sot Koha Ditore.

Planifikimi i materialit shpenzues shumë më tepër sesa nevojat reale ka bërë që vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti rreth 100 stenta e material tjetër të përfundojnë në bërllok.
Gazeta është njoftuar se për këtë periudhë në Klinikën e Kardiologjisë i ka skaduar afati materialit shpenzues që kushton 89 mijë euro. Ndërsa mijëra euro të tjera ky institucion mund t’i humbë gjatë këtij muaji dhe në muajt e tjerë të mbetur të vitit 2016.
Një dokument të cilin e ka siguruar gazeta tregon të dhënat për numër të madh të produkteve që afati do t’u skadojë që prej këtij muaji.

Artikulli paraprakEdhe haxhinjtë nga Kosova drejt Mekës dhe Medinës
Artikulli vijues“Demarkacioni s’i vonon vizat”