Karikuesi që mban në ajër telefonin tuaj

Gjithnjë e më shumë teknologjia po avancon, por është një problem që mbetet ende.

Për shumë prej nesh problem është bateria e telefonit dhe mënyra e karikimit (mbushjes) të tij.

Fatmirësisht tashmë ka një zgjidhje edhe për këtë, pasi “OvRCharger” mund të quhet pa frikë karikuesi i gjeneratës së re. Ky model ndërsa rimbush telefonin me bateri përmes valëve wireless, e mban në ajër dhe e rrotullon celularin.

Siç shihet edhe në video, transmeton Shekulli, sistemi është i përbërë nga dy elementë kryesorë, një bazë karikimi prej druri dhe një kasë të veçantë e cila bën lidhjen me portën e karikimit në celular dhe një mangeti.

Sipas krijuesve të kësaj pajisjeje, interesant është fakti se në momentin që telefoni arrin 100%, karikimi do të ndalojë dhe celulari juaj do të vijojë të qëndrojë në ajër dhe po ashtu do vijojë rrotullimin.

https://www.youtube.com/watch?v=Kf578b5DFXI

Artikulli paraprakEmrat e fëmijëve të zhdukur ekspozohen në sheshin “Zahir Pajaziti’ të kryeqytetit
Artikulli vijuesDosja e shefave: Grabovci e quan Flora Brovinën “Idiot”