21 Policë të vdekur në një aksident pranë kufirit Egjipt – Izrael

Të paktën 21 policë egjiptianë humbën jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Sinai, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

“Gjithashtu rreth 24 policë u plagosën kur shoferi humbi kontrollin e automjetit, në të cilin po udhëtonin pasagjerët, pranë kufirit me Izraelin”, theksuan burimet zyrtare egjiptiane.

Aksidentet automobilistike janë të zakonshme në Egjipt për shkak të kushteve të këqija të rrugëve./trt/kohaislame

Artikulli paraprak“Bllaca 2”, arratiset Driton Hajdari
Artikulli vijuesShkaku i Alergjisë – Mungesa e mikroorganizmave të dobishme nëpër qytete