Karzai dëbon forcat amerikane nga dy provinca, për shkak të brutalitetit?

Qeveria afgane kërkoi të dielën tërheqjen e forcave speciale amerikane nga Vardaku dhe Logari brenda dy javësh, duke i akuzuar ata se po nxisin “pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë” në provincat e paqëndrueshme afër Kabulit.

“Në takimin e sotëm kombëtar të Këshillit të Sigurisë, presidenti afgan Hamid Karzai urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes që brenda dy javësh t’i detyrojë të largohen nga provincat Vardak dhe Logar forcat speciale amerikane”, tha zëdhënësi presidencial Aimal Faizi.

“Forcat speciale amerikane dhe grupe ilegale të armatosura të krijuara nga ata kanë shkaktuar pasiguri, paqëndrueshmëri dhe i bien në qafë njerëzve lokale në këto krahina,” ka thënë ai në një konferencë për gazetarë.

Artikulli paraprakVritet një fotoreporter francez në Siri
Artikulli vijues“Ditët në vijim do të jenë kritike për Mitrovicën”