Tash telefonin mundesh ta karikosh në Qabe

Baza të fuqishme të rrymës janë duke u vendosur rreth Mesxhid Haramit në Meke për të lejuar besimtarët që të karikojnë telefonët e tyre falas.

Stacionet apo vendet e karikimit do të jenë të vendosur në shtyllat nga do furnizohen me rrymë të xhamisë.

Ata janë dizajnuar për ti mbushur tetë telefonë në të njëjtë kohë, ndërsa besimtarët duhet të qëndrojnë në afërsi derisa telefonat e tyre të karikohen.
charging
Xhamia zakonisht mbushet me njerëz e nganjëherë duhet të ndahemi nga ata që i duam. Kjo iniciativ do të lejojë besimtarët të jenë në kontakt me familjen e tyre që nga brendia e xhamisë, edhe nëse bateria e telefonit të tyre po mbaron për shkak se mund të përdorin pikat mbushëse.

Le të shpresojmë se besimtarët i përdorin telefonët e tyre për të mirë, për të lexuar Kuran e jo për të bërë qindra selfie për të marrë foton më të mirë e për ta shpërndarë në mediat sociale.

A mendoni se është ide e mirë? Shkruani mendimet e juaja në komente …/KohaIslame

Artikulli paraprakJa çfarë bënë gruaja myslimane në Londër
Artikulli vijuesMaqedoni, shqiptarja 17-vjeçare mund të vdesë nga pakujdesia e mjekëve