Kasami: Gruevski nuk ka legjitimitet për kryeministër

Nikolla Gruevski nuk ka legjitimitet për të qenë kryeministri i Maqedonisë, por as të jetë në ndonjë funksion shtetëror.
Kështu ka deklaruar lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami, gjatë një interviste për “A1on”.

Lidhur me pyetjen nëse a do të mundë Ahmeti të formojë qeveri me Gruevskin dhe se a ka mundësi për manipulim me kërkesat e platformës, Kasami thotë:

“Nuk do doja të spekuloj se cila do të ishte pozita e Ahmetit në këtë rast, por duke patur parasysh se BDI po qeveris 10 vite me VMRO-DPMNE shanset janë të mëdha ata përsëri të formojnë qeveri gjithsesi ata kanë dhe numrat dhe mendoj që qeverisja e tyre dhe fakti që Maqedonia është në një situatë të tillë është përshkak të VMRO-DPMNE dhe BDI.

Edhe pse e nënshkruan atë platformë, gjegjësisht në deklaratën e partive politike shqiptare në Maqedoni, gjithsesi ata opsion të parë në bllokun maqedonas e kanë VMRO-DPMNE-në”, është përgjigjur Kasami.

Gjithashtu, Kasami ka kujtuar se PSP ka ngritur padi kundër Gruevskit dhe principi themelor të Lëvizjes BESA është që njerëzit që janë të akuzuar, gjegjësisht ata që kundër tyre janë ngritur padi nga Prokuroria speciale publike, nuk duhet të jenë në asnjë kombinim në qeverinë e ardhshme. /albeu.

Artikulli paraprakMark Zuckerberg kandidon për president të SHBA-ve në vitin 2024?
Artikulli vijues12 vite sfidë se si me e ndalu pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura