Katari bën thirrje për instalim të forcave ushtarake arabe në Siri

Kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, shejh Hamed bin Xhasim Al Thani, është shprehur se arabët duhet të planifikojnë seriozisht për dërgimin e forcave për ruajtjen e sigurisë në Siri, nëse dështojnë përpjekjet diplomatike në zgjidhjen e krizës.

Për Alxhazira, ai tha se këtu nuk bëhet fjalë për mbështetje të një pale kundër një tjetre, por për forca që ruajnë rendin dhe sigurinë në vend. Arabët janë të aftë që nëpërmjet kësaj force, ti japin fund gjakderdhjes në vend. Amerika dhe Rusia kanë mendime të kundërta, në Këshillin e Sigurimit po bëhen përpjekje për krijimin e një terreni të përbashkët me qëllim që të dilet me një vendim unik… Por deri kur do të vazhdohet kështu? pyeti ai. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli evakuon me forcë një kamp palestinez nga qendra e një projekti të kolonizimit
Artikulli vijuesUshtria francese ndërmerr goditje ajrore në Mali kundër grupeve të armatosura