Ushtria francese ndërmerr goditje ajrore në Mali kundër grupeve të armatosura

Sulme ajrore nga ushtria franceze u ndërmorën në Mali për likuidimin e grupeve të armatosura, avancimi i të cilëve drejt jugut të vendit nuk është penguar plotësisht, theksoi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.

“Ka pasur sulme të vazhdueshme. Ka edhe në këtë moment, ka pasur gjatë natës dhe do të ketë dhe nesër”, deklaroi ministri për televizionin duke nënvizuar se avancimi i grupeve të armatosura nuk ishte penguar plotësisht.

Franca vazhdon të rrisë fuqinë e saj në Mali me mbërritjen e ushtarëve francezë dhe vendosjen e bombardueseve Rafale, të ardhura nga Franca.

Trupat franceze i përkasin grupimit taktik të ndërarmatosur (GTIA) duke përfshirë elementë të forcave franceze të pozicionuara në Afrikë, veçanërisht në Bregun e Fildishtë dhe në Çad./trt/kohaislame

Artikulli paraprakKatari bën thirrje për instalim të forcave ushtarake arabe në Siri
Artikulli vijuesDezerton një zyrtar i lartë i zbulimit sirian