Cilësitë që duhet të ketë veshja me të cilën falemi, në mënyrë që namazi ynë të konsiderohet i saktë:
1. Të mos jetë transparente, pra të atyre pjesëve që janë obligim të mbulohen në namaz.
2. Të jetë e pastër, pra të mos ketë nga ato papastërti që të pengojnë nga kryerja e adhurimit.
3. Të jetë veshje e lejuar, pra jo e ndaluar fetarisht.
4. Të mos jetë veshje që dëmton shëndetin tënd.