Katër ministra të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (QPK), në Libi kanë dhënë dorëheqjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga zyra e Kryeministrisë së QPK-së katër ministra kanë dhënë dorëheqjen, ndërkohë në deklaratë nuk u dhanë detaje për arsyen e dorëheqjeve.
Ministri i Drejtësisë Xhuma Abdullah ed-Dersi, ministri i Financave, Fahir Miftah Ebu Ferne, ministri i Ekonomisë dhe Industrisë Abdulmatlub Ahmed Buferve dhe ministri i Pajtimit Rajonal Abdulxhevad Feraxh el-Ubejdi, janë katër emrat që kanë dhënë dorëheqjen.
Për ti dhënë fund përleshjeve të armatosura, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) arriti të formojë pas bisedimeve të shumta një qeveri teknike. Qeveria u formua në bazë të një marrëveshjeje mes palëve të firmosur në Suhejrat të Marokut.