Katër probleme dhe katër zgjidhje kuranore

Ekzistojnë katër probleme të mëdha që sot janë përhapur në mesin e njerëzve, ndërsa në Kuran është precizuar zgjidhja e tyre:

– Nëse je sprovuar me epshin, shqyrto përkushtimin tënd ndaj namazit – “Pas tyre erdhën brezni që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” (Merjem, 59).

– Nëse ndjen ashpërsinë e zemrës dhe vuash nga sjellja e keqe e pakënaqësia, shiko raportin dhe mirësjelljen ndaj nënës tënde – “… Dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime…” (Merjem, 32)

– Në qoftë se je me ankth dhe depresion si dhe ke vështirësi në jetë, shqyrto marrëdhënien tënde me Kuranin – “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër. ” (Ta’ha, 124).

– Nëse ndjesh jo stabilitet dhe konfuzion në ndjekjen e të vërtetës, shqyrto (mos) zbatimin e asaj që e dëgjosh në ligjëratat fetare – “E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim.” (Nisa, 66).

Autor: Zuhdija Adilovic

Përshtati: (Islampress)

Artikulli paraprakLetër prindërore
Artikulli vijuesDuaja (lutja) për një grua të hairit