Katër të plagosur nga sulmi në Stamboll në përkujdesje intensive

1 Min Read

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 12 viktima të sulmit edhe më tej mbahen në spitalet e Stambollit

 

 

STAMBOLL (AA) – Ministria e Shëndetësisë në Turqi njoftoi sot se katër persona të cilët u plagosën gjatë sulmit terrorist të së shtunës në Stamboll vazhdojnë të mbahen në përkujdesje intensive në spital, pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk është stabile, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministrisë, 12 të plagosur nga sulmi edhe më tej mbahen në spitalet e Stambollit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Efkan Ala, të dielën deklaroi se sulmuesi vetëvrasës është identifikuar dhe bëhet fjalë për 24 vjeçarin Mehmet Ozturk, i lindur në juglindje të Turqisë, në provincën Gaziantep.

Ai shtoi se sulmuesi dyshohet të ketë pasur lidhje me grupin terrorist DAESH.

TAGGED:
Share This Article