KEK-u kërkon edhe 75 punëtorë

Korporata Energjetike e Kosovës pas shpalljes së konkursit për pranimin e 100 punëtorëve të rinj në fillim të këtij muaji, dje, e premte, 19 tetor, ka shpallur edhe një konkurs tjetër.

Kësaj radhe kërkohen 75 punëtorë të rinj.

Sipas konkursit të KEK-ut, në Distriktin e Pejës do të punësohen 20 persona, në Deçan 30, 10 në Klinë dhe 15 të tjerë në Istog.
Edhe pse Rrjeti i Distribucionit dhe Furnizimit në Korporatën Energjetike të Kosovës tashmë është privatizuar, menaxhmenti i KEK-ut ka vendosur që ta rrisë ndjeshëm numrin e punëtorëve në KEK.

Konkursi për pranimin e 75 punëtorëve të rinj është i hapur deri më datën 29 tetor.kohaislame

Artikulli paraprakXhabir Zharku, javën tjetër në burg
Artikulli vijuesSHIK-U