SHIK-U

“SHIK-u është “gjallë”, fiton 200 milionë dollarë në vit”. Ky titulli që për disa ditë, në maj të 2010-ës kishte tronditur shoqërinë kosovare, e që ishte nxjerr nga një raport i OJQ-së amerikane “Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane”.

Që atëherë besohej se edhe pse zyrtarisht është shuar, Shërbimi Informativ i Kosovës vazhdon të këtë ndikim të madh në vend.
Sidomos kur bëhet fjalë për të punësuar njerëz nëpër institucione, SHIK është gjithmonë me ndikim në këtë drejtim.

Pasi në Kuvendin e Kosovës ka gati një grup parlamentar me deputetë, shumë njerëz me rekomandim të SHIK janë punësuar në Postëtelekomin e Kosovës, Aeroport e Korporatën Energjetike të Kosovës, mirë tani rrënjët janë shtrirë edhe nëpër institucione kosovare që përfaqësojnë shtetin në botë-ambasadat.

Indeksonline merr vesh që Ambasadën e Kosovës në Gjermani ka disa të punësuar me rekomandim të ish-punonjësve të SHIK-ut.
Burimet të institucioneve më të larta vendore kanë bërë me dije për Indeksonline se janë katër persona që punojnë në këtë ambasadë, e që kanë shkuar aty pas kërkesës që kanë bërë ish-zyrtarët e Shërbimit Informativ që të njëjtit duhet të punësohen.

Siç merr vesh Indeksonline, në këtë ambasadë, me ndikimin e SHIK-ut është punësuar Fatmire Musliu, që është motra e Ganimete Musliut, tash deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës e dikur asistente e Kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

I punësuari tjetër në Ambasadën e Kosovës në Gjermani, me rekomandim të këtij agjencioni, sipas burimeve të mirë-informuara të Indeksonline, është Hamdi Reçica dhe Dhurata Selimi, të afërm të Elmi Reçica, njeri i fuqishëm në SHIK dhe aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Sipas këtyre burimeve janë punësuar në këtë ambasadë edhe shoferët e Kadri Veselit që udhëhoqi SHIK-un, për më shumë se një dekadë. Këta janë Hamdi Gashi e Islam Spahija. Ky i fundit e shoqëroi Veselin gjatë intervistës së famshme e të tij dhënë portalit gjerman “dt-worldwide”, ku kishte prezantuar edhe ambasadori Skënder Xhakaliu.

Indeksonline ka pritur për më shumë se një muaj një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, që aktualisht drejtohet nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në lidhje me këtë temë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetje.

“I kemi pranuar pyetjet e juaja, mirëpo jemi duke i përgatitur përgjigjët dhe posa të jenë gati do ua përcjellim”, ka deklaruar përmes telefonit, Artan Behramaj, zëdhënës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ky edhe ka qenë komunikimi i fundit me MPJ-në për këtë temë.kohaislame

Artikulli paraprakKEK-u kërkon edhe 75 punëtorë
Artikulli vijues“S’KA RREZIK NGA DIALOGU”