Këmbim i përvojave për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik

0
229

Komisioni për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me  karakter publik në bashkëpunim me Instrumentin e KE-së për mbështetje teknike dhe këmbim të informacioneve (TAIEX), organizon seminar dyditor për “Këmbimin e përvojave për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik”.

Qëllimi i këtij seminari është këmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira të Komisionit me vendet anëtare të BE-së në zbatimin e ligjeve për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, në funksion të nxitjes së transparencës në këtë fushë.

 

Krahas ekspertëve nga Kroacia, Sllovenia dhe Polonia, anëtarët e Komisionit dhe të punësuarit në Sekretariatin e saj, në këtë tubim ndërkombëtar  janë ftuar edhe përfaqësues të pushteti gjyqësor, nga Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, Komisioni i Kuvendit juridiko-ligjdhënës dhe Sekretariti për çështje evropiane, Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsioni, Komisioni për verifikimin e fakteve, si dhe nga BNJVL.