Lumturia është një gjendje shpirtërore e brendshme, ndërsa kënaqësia ka lidhje me plotësimin e dëshirave për gjërat e jashtme … lumturia e vërtetë mund të ndikohet nga rrethanat, por ajo nuk është e varur nga to.
Lumturia shpesh shihet si maksimizimi i kënaqësisë, dhe disa imagjinojnë se lumturia e vërtetë vjen nga përmbushja e kënaqësive. Lumturia mund të vijë nga një peizazh i mrekullueshëm, nga leximi i një libri ose dhe nga aroma e një trëndafili, në një kohë kur kënaqësia është e varur nga rrethana, vendi apo momenti. Ajo është e paqëndrueshme për nga natyra, dhe ndjesia që ajo ngjall mund të shndërrohet në ndjesi neutrale apo edhe të pakëndshme.
Me fjalë të tjera, kënaqësia vjen nga jashtë, ndërsa lumturia vjen nga brenda.
Shumë prej nesh e njohin kënaqësinë. Është ndjenja që na krijohet kur hamë patatina apo fast-food edhe kur e dimë që janë të dëmshme për shëndetin;
Studiuesit e lumturisë shprehen se “Nëse diçka është burim lumturie, sa më shumë të merreni me të, aq më shumë do lumturoheni.”
Ndërkohë që, një burim kënaqësie si psh: ngrënia e patatinave, sigurisht që pasi të hamë shumë do të na mërziten. Kjo vlen dhe për shumë gjëra të tjera si psh blerja e një telefoni. Sa më shumë ta përdorni aq më shumë do të doni ta ndërroni me një të ri.
Lumturia pra është një gjendje shpirtërore që e ndjejmë kur çlirohemi nga çdo lloj materialiteti, kur jetojmë në të tanishmen dhe përjetojmë çdo moment të saj, kur jetojmë me dashuri dhe kur në momentet më të hidhura mendojmë që mund të ndodhte edhe më keq.