Infeksionet fungale në këmbë dalin shpesh tek njerëzit të cilëve u djersin shumë këmba, por shkak tjetër është edhe materiali i këpucëve që veshim.
Nëse keni probleme te tilla, ka një zgjidhje te përkryer për ju. Një mënyrë për të mbrojtur veten nga infeksionet fungale është mosperdorimi i çorapeve sintetike, por atyre pambuku. Nëse tashmë keni probleme me infeksionet fungale, ju tregojmë një trajtim tejet efikase dhe natyral që përgatitet në shtëpi. Ju duhet vetëm të fusni këmbët në këtë lëng.
– Me kos. Acidophilus është nga bakteret shumë të dobishme në trajtimin e këtij lloji infeksioni. Hidhni në një enë kos ose thjesht shpëlajini me të dhe lërini të thahen. Kur të thahen tërësisht, lajini këmbët.
– Peroksid hidrogjeni. Ky lëng përfaqëson “vdekjen” për infeksion fungale. Në ujë të ftohtë shtoni peroksid hidrogjeni dhe fusni aty këmbët. Me këtë metodë natyrale, do të vrisni të gjitha infeksionet fungale dhe do parandaloni përhapjen e tyre. Së pari shtoni 100 ml peroksid hidrogjeni në 1 litër ujë të distiluar dhe pastaj futini këmbët për 20 minuta në këtë lëng. Përsëriteni këtë metodë çdo mëngjes deri sa të shpëtoni nga infeksionet fungale.