Burimi: Vigjilenca Islame
Shumica e muslimanëve e shohin si të çuditshme atë se feja e tyre e cila përbën një balancim të mrekullueshme në mes besimit dhe veprave, mund të akuzohet si fataliste. Ndoshta ky keqkuptim u paraqit sepse muslimanët mësohen të thonë “Lavdërimi i qoftë Zotit!” kurdo që ndodh diçka e mirë apo e keqe. Kjo sepse muslimanët e dinë se çdo gjë vjen nga Zoti i Gjithfuqishëm, i Cili është Zoti i Gjithdijshëm i Gjithësisë, dhe meqenëse çdo musliman duhet të mbështetet plotësisht në Zotin, çfarëdo që ndodh duhet të jetë në të mirë. Sidoqoftë, kjo s’do të thotë se muslimanët s’janë mësuar që të angazhohen në jetë – mu e kundërta është e vërtetë. Islami nuk kërkon vetëm besim, por vepër – siç është namazi i rregullt, agjërimi dhe lëmosha. Që të jemi më të saktë, në Islam veprat janë pjesë e besimit të individit. Islami plotësisht refuzon besimet ekstreme të disa feve të cilat mësojnë se s’duhet të shkohet të mjeku kur të sëmuremi, por vetëm t’i lutemi Zotit për shërim. Botëkuptimi i Islamit është mjaft pozitiv, meqë ai mëson se qeniet njerëzore mund të ndërmarrin veprime pozitive në këtë jetë. Kjo me siguri ishte ajo që pejgamberi Muhamed, paqja qoftë mbi të, ua mësoi pasuesve të tij – meqë ata evidentisht u angazhuan për përhapjen e Islamit prej Spanjës deri në Maroko në një periudhë të shkurtë kohore. Edhepse Islami na mëson se Zoti e di se çfarë do të bëjnë qeniet njerëzore para se ata ta bëjnë atë, megjikëtë qeniet njerëzore kanë vullnet të lirë. Me siguri se Zoti, i Cili është i Gjithdijshëm dhe i Urtë, e di se se çfarë do t’i ndodhë secilit para se ajo të ndodhë – mohimi i kësaj do të ishte mohimi i vetë Zotit. Sikur qeniet njerëzore mos të kishin pasur vullnet të lirë, do të ishte qesharake dhe e padrejtë për Zotin të kërkojë që ata të bëjnë gjëra të caktuara dhe të besojnë në gjëra të caktuara. Larg nga të qenit fatalist, Islami mëson se qëllimi kryesor në jetë i qenies njerëzore është të qenit i vetëdijshëm për Zotin. Për shkak të kësaj, muslimanët më pak merakosen për çështjet materiale dhe e shohin jetën e tyre tokësore në një perspektivë të duhur. Kjo është për shkak të faktit se Islami qartazi i mëson njerëzit e tij se nëse njerëzit adhurojnë dhe mbështetën vetëm në Zotin e Gjithfuqishëm, ateherë ata s’kanë përse të brengosen – meqë Zoti dëshiron atë që është më e mira për ta. Liria e vërtetë, nga perspektiva Islamike, nuk do të thotë pasimi i pakuptimtë i të gjitha dëshirave njerëzore për ushqim, pije, pasuri dhe seks. Në të kundërtën, liri do të thotë të kontrollosh dëshirat qendrore, si dhe përmbushja e tyre në mënyrë të duhur dhe të ligjshme. Kjo i akordon dëshirat personale me atë çka Zoti do për neve – vetëm atëherë një person vërtet është i lirë!