Keqpërdorimi i pasurisë së popullit nga shteti

Të mirat e të këqijat e punës së Qeverisë së Kosovës me paranë publike për një vit, auditori i përgjithshëm, Lage Olofsson, i ka mbledhur në një raport.

Të premten, të gjitha ato ja ka përcjellë Kuvendit të Kosovës. Pjesa më e madhe e vlerësimeve që do t’i kenë para vetes deputetët, nga auditimet e organizatave buxhetore kanë të bëjnë me keqpërdorime të parasë publike e keqmenaxhim të pasurisë së shtetit, shkruan Tribuna.
Pothuajse të gjitha institucionet shtetërore gjatë vitit 2012, sipas të gjeturave të auditorit kanë bërë shkelje në proceset e prokurimit, që nga fillimi e deri te implementimi i plotë i kontratave. /kohaislame

Artikulli paraprakStambolli organizon Konferencën Ndërkombëtare për Islamofobinë
Artikulli vijuesSuperkompjuterët e NSA i njohin sekretet e të gjithëve?