KEQPËRDORUESIT E ZGJEDHJEVE NË DEÇAN DËNOHEN ME NGA 1350 EURO

Gjykata Komunale e Deçanit ka dënuar sot me nga 1350 euro gjashtë persona të cilët kanë mashtruar në votime.

Aktgjykimi të cilën e ka siguruar gazeta Jeta në Kosovë sqaron se ata janë shpallur fajtorë për manipulimin e 270 votave në vendvotimin numër 3101C/05R në Junik, gjatë zgjedhjeve të vitit 2010.

“Më 12 dhjetor 2010, në vendvotimin numër 3101C/05R në Junik, të akuzuarit në bashkëveprim, si zyrtarë përgjegjës për mbarëvajtjen dhe ligjshmërinë e procesit të votimit, ashtu që të njëjtit në disa raste kanë shtuar vota, dhe në disa raste tjera kanë hequr votat e kandidatëve të ndryshëm të subjekteve politike, e cila heqje dhe shtim i tyre votave ka rezultuar me manipulimin e 270 votave”, thuhet në aktgjykimin e nxjerrë në tetor të këtij viti.

Kadri Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedrush Hoxha nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Tafë Krasniqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Mustafë Knushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDD), si dhe dy përfaqësues të OJQ-ve, Safete Shehu dhe Arton Krasniqi, janë personat që janë dënuar.

Gazeta Jeta në Kosovë shkruan se komisionarët e partive politike janë arsyetuar se “gabimet” gjatë numërimit të votave kanë ndodhur për shkak të lodhjes.

Kadri Krasniqi i PDK-së ka deklaruar se punën si vëzhgues e ka bërë vetëm për përfitim material, pasi ishte i papunë.

Nëse “mashtruesit”, e votimeve nuk e paguajnë borxhin prej 1350 euro, në të kundërtën, dënimi i shqiptuar është i barasvlershëm me nga 3 muaj heqje lirie për secilin nga të dënuarit.kohaislame

Artikulli paraprakSi të veproni për të blerë celularin e duhur
Artikulli vijuesBan: Lufta tokësore e Izraelit do të çonte në tragjedi