Kërcënohet gazetari Muhamed Zeqiri, deputetja Saliu i kërkon falje

Siç duket kërcënimet ndaj gazetarëve në Maqedoni po vazhdojnë avazin e vjetër. Kësaj radhe viktimë e kërcënimit është gazetari i Tv Shenja, Muhamed Zeqiri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas një postimi në Facebook, nga ana e Zeqirit, mësohet se kërcënuesi është vozitësi i deputetes së BDI-së, Suzana Saliu. Bëhet fjalë për Ejup Saliun, njëherit, sipas gazetarit, edhe familjar i deputetes.

Por nga ana tjetër, Zeqiri poashtu në profilin e tij, pak minuta më vonë ka postuar se deputetja Suzana Saliu, i ka kërkuar falje gazetarit në emër të vozitësit të saj.

Postimi i Muhamed Zekirit

Artikulli paraprakTensionet në kufirin me Malin e Zi, policia thotë se nuk pati incidente, banorët paralajmërojnë radikalizim të veprimeve
Artikulli vijuesMashtrimi i madh me “autobusin e së ardhmes”! (Foto)