Kërcnon Putini: urdhëron ushtrinë të jetë në gatishmëri për ndonjë luftë të mundshme

Pjesë e kësaj stërvitjeje janë rreth 38 mijë ushtarë, 3 mijë e 360 mjete ushtarake, 41 anije si dhe 15 nëndetëse, 110 avionë dhe helikopterë.
 
 
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar Flotën Detare të Veriut për gatishmëri në rast të ndonjë sulmi të mundshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një fjalim në Qendrën Kombëtare të Mbrojtjes, Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shojgu ka thënë se është urdhëruar Flota Detare e Veriut, Divizioni Rajonal Perëndimorë si dhe Mbrojtja Ajrore të jenë në gatishmëri të plotë që prej orës 08:00 sipas orës lokale, si dhe ka njoftuar se kjo gatishmëri do të ketë monitorim herë pas here dhe të panjoftuar.
 
Shoygu ka thënë se kjo bëhet në bazë të një stërvitjeje dhe se synimi i kësaj është matja e temperamentit të Flotës Detare të Veriut si dhe matja e sigurisë së Rusisë në Polin e Veriut.
 
Ministri ka pohuar se pjesë e kësaj stërvitjeje janë rreth 38 mijë ushtarë, 3 mijë e 360 mjete ushtarake, 41 anije si dhe 15 nëndetëse, 110 avionë dhe helikopterë. Rusia çdo muaj bën kontrolle të befasuara dhe të palajmëruara për të kontrolluar gatishmërinë e ushtrisë së saj.
 
Ministria e Mbrojtjes thekson se kjo stërvitje është organizuar dhe dakorduar para fillimit të krizës me vendet perëndimore./AA
Artikulli paraprakCIA: Ja pse SHBA nuk dëshiron të bjerë regjimi i Assadit?
Artikulli vijuesTronditëse: Nuk e sheh nënën, vetëm dorën ia prek!