Refugjatët sirianë "s'e duan" Brahimin

Refugjatët sriainë në Jordani kanë protestuar ndaj një vizite të emisarit të OKB-së për Sirinë, Lakdar Brahimi, derisa disa nga ta kanë hedhur gurë ndaj konvojit të tij.

Refugjatët në kampin Zatari, në shtretëtirën jordaneze e kanë akuzuar Brahimin se e ka legjitimuar regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, pasi që e ka takuar këtë të fundit të shtunën në Damask.

Brahimi e ka quajtur detyrën e tij për t’i dhënë fund konfliktit 18 mujor në Siri “pothuajse të pamundur”.

Po të martën, Brahimi ka vizituar kampin sirian të refugjatëve në Turqi.

Ndërkohë, mediat turke raportojnë se trupat siriane dhe forcat krynegritëse janë përleshur afër kufirit me Turqinë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakParlamentari serb: Serbia s'mund ta kthejë Kosovën
Artikulli vijuesTurqia ka futur mësimet fetare në shkolla