Kërkimet dalin pozitive: gjendet naftë dhe gaz në Ulqin…shumë pranë Shkodrës

Vijnë analizat pozitive: në Ulqin ka naftë dhe gaz natyror. Qeveria e Malit të Zi ka marrë ditët e fundit një raport të rëndësishëm analitik nga sërë kërkimesh që janë zhvilluar në zonën shkëmbore të bregdetit Adriatik, fare pranë qytetit më të madh shqiptar, Ulqinit, njofton portali Tesheshi.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm dhe prej këtij lajmi rrjedhin disa përfundime që shpjegojnë edhe trazirat e kohëve të fundit.

Lajmi i parë është që ekzistenca e damarëve me hidrokarbure në bregdetin e Ulqinit që është fare pranë Velipojës, jep shpresë se damari i naftës mund të shtrihet edhe në Shkodër.

217046

Ndërkaq, përfundimi i tjetër është se pikërisht kjo është arsyeja reale e protestave të Moskës kundër hyrjes së Malit të Zi në NATO.

Rusia mban aktualisht vendin e parë të shitjes së karburanteve me pakicë në Mal të Zi me kompaninë shtetërore të naftës, Lukoil.

Këto ditë, në Podgoricë disa agjenci dhe shoqata ambientalistësh kanë kundërshtuar shpimet në Ulqin duke theksuar se po prishet ekosistemi.

Ndërkaq edhe Gazprom ka tentuar të kërkojë të drejtat e kërkimeve në Ulqin.

Ambasadori i Rusisë në Mal të Zi, Andrej Nesterenko, muaj më parë, në një intervistë për televizionin Vijesti – televizion që është pranë opozitës proserbe – ka akuzuar qeverinë e Gjukanoviçit që po mban peng kërkesat e ardhura nga Rusia për të kërkuar naftë në këtë vend.

Nesterenko theksoi se bëhet fjalë për zona të pasura me rezerva nafte.

Po cilat në fakt janë zonat për të cilën foli ambasadori rus?

Gjiri-i-Valdanosit-Ulqin

Bëhet fjalë pikërisht për tokat shqiptare, konkretisht në Gjirin e Valdanosit, 4 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ulqinit, ku besohet se ka rezerva të konsiderueshme nafte.

Sipas strategjisë së zhvillimit të hartuar nga qeveria malazeze, në këtë vend bëhet fjalë për rezerva nafte që shkojnë deri në 7 miliardë fuçi dhe një sasi prej 425 miliard metra kub gaz natyror.

Kompania shtetërore ruse, Gazprom ka shpuar dhe vazhdon punimet në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës në 4 vendburime naftëmbajtëse, një venë e së cilës gjendet në veri të Malit të Zi.

Ndërkaq, në Ulqin janë bërë 17 kërkime në kohën e Jugosllavisë së Titos, por tenkologjia atëherë nuk ishte e sofistikuar, ndërkohë që dhe kostoja e kërkime rezultoi shumë e madhe.

Artikulli paraprakVIDEO – A bën Muslimani me hy në tripa (në Filma)
Artikulli vijuesVIDEO – A lejohet martesa me gruan e dytë pa e dit gruaja e parë