LATINO-AMERIKANËT PO I KTHEHEN ISLAMIT

0
536

Viteve të fundit me mijëra prej tyre kanë kaluar në islam, shpesh të tërhekur nga ngjashmëria mes dy mënyrave të jetesës.

Shkruan: Elizabeth Llorente

Deri në vitin e kaluar Gaby Gonzales ka patur thonjë të zi të lyer dhe makiazh të zezë rreth syve. Dhoma e saj ka qenë e parregulluar, shpesh me nënën kishte grindje dhe kohë pas kohe ekscese me alkool.

Sot kjo 20 vjeqare, e cila është e lindur në Honduras, është e njohur si “motra Gaby”. Me krenari e bart hixhabin e saj të gjelbërt, i cili i mbulon tiparet e saja të brishta. Ajo lutet disa here në ditë dhe nuk mban makiazh, nuk hanë mish të derrit e as nuk e përdor shprehjen “happy hour” – krejt kjo është haram, siç thotë ajo, përkatësisht “e ndaluar” në arabisht.

“Në të kaluarën time vetëm për vete kam qenë e rëndësishme. Nuk kam menduar në njerëzit tjerë, as në prindërit; vetëm për vete dhe për rrethin e miqëve. Sot çdo ditë përpiqem që të jem më e mirë, të bëjë vepra të mira, ti ndihmojë të tjerët. Kam ndërprerë të jem egoiste dhe arogante.”

Gonzales, e cila studion antropologjinë në Montclair State University, është njëra prej mijëra ameriko-latinëve të cilët kanë kaluar në Islam. Numri i tyre është aq i madh saqë shumë xhami, përfshirë edhe disa në New Jersey, kanë filluar që të ofrojnë tubime të veçanta për “latino muslimanët”. E shumë xhami, në kuadër të shërbimeve të veta fetare, ofrojnë përkthimet simultane në gjuhën spanjole. Pas sulmeve terroriste të 11.09.2001, njerëzit përgjegjës nëpër xhami, kanë vërejtur frigën në rritje dhe zemërim në muslimanët, dhe kanë vendosur që të kontaktojnë me shoqëritë jomuslimane që ti afrojnë mësimet islame dhe që të rezervohen nga terrorizmi.

“Kur kemi filluar me këtë, nuk kemi menduar për latinët; për ta nuk kemi ditur shumë”, thotë Muhammed Hayek, imam në Islamic Educational Center of North Hudson, në Union City , New Jersey. “Por, kanë qenë ata që na janë përgjigjur. Atëherë kemi kuptuar që duhet të fokusohemi në ta”. Hayek e ka lutur një imam nga Ekuadori që të shkojë deri tek enklavat e ardhacakëve në Hudson County, që të fol për islamin. Katër muaj Ekuadoriani shkonte rrugëve të përplota të Union City dhe vendeve përreth, dhe i jepte kurajo njerëzve që të parashtrojnë pyetje rreth islamit dhe muslimanëve. I vizitonte nëpër shtëpitë e tyre dhe bisedonte me shoqatat vendore.

“Ai ishte Latino, dikush ndaj të cilit pjestarët e bashkësisë spanjole kishin pikat takuese. I fliste në gjuhën e tyre amtare për islamin,” thotë Hayek, njeri i thatë me fytyrë të këndshme dhe buzëqeshje të gjerë.

“Nuk flisnin arabët me ta, dhe posaqërisht në fillim, kjo ka qenë dallim i madh.”

Përpjekjet e xhamisë janë shpaguar. Prej kur Hayek ka startuar me programin, para pesë viteve, diku 500 latino-amerikanë kanë vizituar xhamitë, kanë vëzhguar muslimanët gjatë lutjes dhe merrnin pjesë në seminarët për islamin. Shumë prej tyre që kanë qenë katolik, kanë kaluar në islam. Siç cek Hayek, sot prej 1000 njerëzve të cilët rregullisht vijnë në xhami, 200 prej tyre janë latino-amerikanë. Latino-amerikanët dhe muslimanët thonë që kanë shumëçka të përbashkët – lidhje të ngushta familjare, respektimi i më të vjetërve, dhe dashuria e shprehur ndaj fëmijëve. Përkujtojnë që islami është pjesë përbërëse e historisë spanjole, ku muslimanët kanë sunduar rreth 800 vjetë. Dhe shumë fjalë spanjole janë marrë nga arabishtja.

“Ata po I kthehen rrënjëve të tyre” – thotë Hayek.

Zëri i gjuhës spanjole sot jehon në shumë xhami. Të mërkureve mbrëma, në xhaminë e Union City, grupi i latino-amerikanëve të konvertuar, mes veti flasin spanjolisht, derisa njëri prej tyre më me përvojë i mëson muslimanet e reja se si saktë ta mbajnë hixhabin. “Nuk kuptojë asgjë që ata flasin”, thotë Mariam Abbassi, sytë e së cilës tensionohen derisa provon që të kuptojë bisedën e tyre. “Provoj të kuptoj. Por më vjenë mirë që janë këtu. Ata janë shumë të entuziazmuar, shumë të këndshëm; neve muslimanëve na vjen mirë të kemi pjesëtar të popujve tjerë në fejën tonë, në të cilët shikojmë si muslimanët, e jo sikur Egjiptian, Kolumbian, Porto Rikas ose Sauditë”.

Si shumë latino-amerikanë që kanë kaluar në islam, Gonzales rrjedh prej familjes katolike. Në Honduras gjyshja e saj ka insistuar që ajo ti përmbahet reptësisht fejës. “Gjyshja ime do të më godiste, po të mos shkoja në kishë, apo nëse nuk e kisha lexuar Biblën” thotë ajo. “Tek unë ndjenja për fenë nuk është zhvilluar në rrugën e zakonshme.” Në Amerikë, ajo ka zbuluar punk muzikën dhe mënyrë e tillë të jetës dhe për Hondurasen e mbrojtur në vitet e saja adoleshente, ajo ka qenë tërheqëse dhe shfrenuese. “Punk femrat mbajnë rroba të ngushta, gjëra të tejdukshme. As flokët nuk i rregulloja.”

Gjindej në “filmin e saj”, e përkundër kësaj prapë ishte e pakënaqur. “Gjithnjë kam qenë nën stres, duke i bërë gjërat të cilat s’është dashur t’i bëjë”, thotë ajo. “Lutesha që të jem e udhëzuar në rrugë të drejtë.” Gjatë një ore mësimore në shkollë, e cila kishte për temë fetë tjera, asaj i interesoi islami. “Gjithnjë e më shumë lexoja për islamin. Dëshiroja të dija se çka është ajo që i shtynë njerëzit kah ajo që ti nënshtrohen kësaj feje.

Kur kam lexuar Kur’anin, kam gjetur të vërtetën. Në të flitej për kujdesin ndaj të tjerëve, duke i vendosur në rend të parë.” Në ndërkohë familja e saj e ka pranuar vendimin e saj që ka kaluar në islam, dhe i vjen mirë për ndryshimet pozitive të cilët kanë ndodhur tek ajo. “Islam do të thotë varësi nga vullneti i Zotit, e jo të jesh i zgjedhur që të hudhësh bomba përreth – ajo është grumbull i caktuar njerëzish të cilët nuk e praktikojnë islamin ashtu siq është. Ne nuk e përdorim alkoolin, nuk përdorim mishin e derrit, lutemi pesë herë në ditë, e këtë njerëzit e shohin dhe na quajnë fanatikë.”

#VamosArgentina