Kërkohet njohje nga shteti më i ri se Kosova

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Zëvendës Kryeministri Pacolli si dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Enver Hoxhaj kanë takuar Zëvendës Presidentin e Sudanit Jugor, Dr Riek Machar Teny, me të cilin kanë biseduar për shumë çështje.

Gjatë takimit, Kryeministri Thaçi njoftoi Zëvendës Presidentin Teny në lidhje me zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës duke përfshirë reformat politike, ekonomike, si dhe veçanërisht me procesin e suksesshëm të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë.

Sipas kryeministrit Thaçi – “Republika e Kosovës ka për qëllim dhe vizion integrimin në BE, NATO, si dhe gjithashtu edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, prandaj është e përkushtuar që të punojë dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur që të përmbush këtë vizion” theksoi Kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi kërkoi nga Zëvendës Presidenti njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga shteti i Sudanit Jugor, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa Zëvendës Presidenti i Sudanit Jugor z. Teny, gjatë takimit ftoi Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Thaçi për një vizitë shtetërore në Sudanin Jugor, ku do të diskutohej për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve.kohaislame

Artikulli paraprakArrestohet një biznesmen serb
Artikulli vijuesPritet njohje e shpejtë nga Timori Lindo