‘Kërrsh’ në të gjitha anët, nesër në protestë edhe RTK-ja

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka njoftuar se nesër me fillim nga ora 10:00 do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit do të protestojnë për heqjen e RTK-së nga ligji për pagat.

Njoftimi i plotë:
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së njofton të gjithë kolegët e RTK-së se nesër, duke filluar nga ora 10:00, protestojmë sërish para Kuvendit të Kosovës për heqjen e RTK-së nga ligji për pagat. Siç edhe e dini, ky ligj pritet të miratohet nesër në Kuvend.Sindikata e Punëtorëve e RTK-së falënderon të gjithë kolegët e RTK-së, po ashtu Shoqatën Sindikale të Radio Kosovës, për mbështetje. Falë bashkëpunimit dhe protestës ne arritëm ta ndalnim votimin i cili do ta përfshinte RTK-në në ligjin për pagat në Komision për Media.SPERTK ju fton edhe nesër të na mbështetni në protestë në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës.
Së bashku do t`i arrijmë qëllimet tona dhe do ta mbrojmë RTK-në nga çdo tendencë që vjen nga grupet politike.

Artikulli paraprakKoalicioni po bëhet “Skllotë” : PDK “ultimatum” Ramush Haradinajt!
Artikulli vijuesSveçla: Në treg ka produkte serbe me datë të prodhimit pas vendosjes së taksës