Të shtëna armësh në Pejë pas një mosmarrëveshje

Një person në Pejë ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje që kishte me dy të dyshuar meshkuj në një lokal, njëri nga ta ka dalë nga lokali dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.
 
“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit dhe ka arrestuar dy të dyshuarit”, thuhet në raportin ditor të policisë.
 
Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe dy karikatorë me 27 copë fishekë të të njëjtit kalibër.
 
Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./kallxo/kohaislame
Artikulli paraprakRënie enorme e zhvillimit ekonomik: Këtë vit u mbyllën 238 biznese
Artikulli vijuesDepartamenti amerikan i Shtetit: Duke i vrarë, nuk e fitojmë luftën