Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka kërkuar nga mbretërit jordanezë dhe sauditë që të bëjnë presion mbi presidentin palestinez Mahmud Abas të njohë Izraelin si shtet hebraik, ka thënë një zyrtar i lartë izraelit për gazetën Haretz.
Zyrtari nuk bëri të ditur se si janë përgjigjur të dy mbretërit kërkesës së Kerryt, por shoti se Kerry u kërkoi atyre që të ofrojnë mbështetjen e tyre nëse Abas pajtohet, ose, më së paku për të kërkuar që ai mos ta “hudhë” këtë ide.
Përveç kësaj, zyrtari izraelit ka thënë se Kerry shpreson të marrë një “përgjigje pozitive” për këtë ide nga ministrat e jashtëm të Ligës Arabe, gjatë takimeve të tij në Paris në ditët e ardhshme.
Sipas Haretz, Kerry ka miratuar pikëpamjen e Izraelit në raundin aktual të negociatave dhe po punon për të arritur një marrëveshje që kërkon që autoritetet palestineze të njohin Izraelin si shtet çifut, sepse pa këtë njohje, ai mendon se Izraeli do të refuzojë të negociojë në bazë të kufijve të vitit 1967.
Ambasadori i SHBA-ve në Tel Aviv ka thënë se Kerry mendon që kjo projekt marrëveshje të finalizohet brenda javësh./mesazhi/
You Might also Like
Abdullahu i Jordanisë: Nuk ka alternativa për zgjidhje politike në Siri
''Për Sirinë nuk ekziston alternativa e një zgjidhjeje politike që do t'i jepte fund dhunës…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan: Turqia e fuqishme është shpresë për rajonin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia që zhvillohet në një atmosferë me…
By
Redaksia
2 Min Read
79 të vrarë e të plagosur në Rif Damask
Nga shpërthimet në rajone të ndryshme të Rif Damaskut në Siri, 79 persona rezultojnë të…
By
Redaksia
1 Min Read
""Izraeli ka përdorur forcë vdekjeprurëse kundër palestinezëve"
Agjencia e Ndihmave për Refugjatët Palestinezë pranë OKB-së (UNRWA), njoftoi se izraeli ka përdorur "forcë…
By
Redaksia
1 Min Read
OKB – DITA E MADHE PËR STATUSIN E PALESTINËS
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të votojë kërkesën palestineze për…
By
Redaksia
3 Min Read
Greqia dërbon grupin e dytë të refugjatëve
Dëbimi i grupit të dytë prej 45 refugjatësh nga Greqia në Turqi është shoqëruar me…
By
Redaksia
1 Min Read
