Këshilla: Ja si t’iu zgjasë më shumë bateria e telefonit

Të gjithë do të donim që bateria të zgjaste më shumë, aq sa disa njerëz janë gati të përdorin kasa të çuditshme – si ajo që lançoi Apple javën e kaluar – për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.

Megjithatë, janë disa truke të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë që bateria të zgjasë më shumë, pa pasur nevojë për ndonjë pajisje shtesë.

Që bateria e telefonit të zgjasë më shumë duhet të keni parasysh:

Të mbyllni shërbimet e vendndodhjes.

Të fikni njoftimet.

Të mbyllni çdo aplikacion që keni hapur dhe të ndryshoni opsionin tek konfigurimet që aplikacionet mos të funksionojë në sfond.

Sigurohuni që telefoni të mos nxehet shumë.

Artikulli paraprakFotolajm: Kur presidentja Jahjaga ishte truproja e Ramushit
Artikulli vijuesVërshimet në Amerikën Latine, evakuohen afër 120 mijë persona