Kompania Casio ka prezantuar versionin më të fundit të smartfonit të saj, G’zOne, duke zbuluar gjithashtu karakteristika të reja, si një barometër i integrur.
Në letër smartfoni duket shumë i njohur: ka një ekran me prekje 4 inç 800×480 IPS, procesor dual core 1.5GHz Qualcomm Snapdragon, 1GB RAM, 8GB hapësirë microSD, 8 megapiksel kamera, mbështetje LTE si dhe Android ICS.
Gjithsesi këto pjesë janë të mbështjella nga një trup i cili është krijuar ti mbijetojë kushteve të ashpra. Është 15,9mm i trashë dhe peshon 181 gr.
Nuk ka ende të dhëna për çmimin e pajisjes së re
Casio e ka bërë pajisjen rezistente ndaj ujit në një thellësi 1.5 metra për të paktën 30 minuta. Çuditërisht nuk gjenden të dhëna nëse pajisja i reziston rënieve nga lartësi të mëdha, gjithsesi pjesa më e madhe e materialeve janë japoneze.
Edhe pse ka rezistencë të lartë, smartfoni nuk ka jetë gjatësi të baterisë. Bateria e tij 1800mAh raportohet se mban 10 orë në kohë bisede dhe 15 orë në kohë qëndrimi në LTE.
Nuk ka akoma detaje të sakta rreth çmimit të samrtfonit të kompanisë Casio./CIO
You Might also Like
Pajisjet mobile do ta kalojnë numrin e popullsisë së botës në fund të këtij viti
Në fund të vitit 2013, në botë do të ketë më tepër pajisje mobile sesa…
By
2 Min Read
Sa të dhëna në ditë përpunon Facebook
Facebook ka bërë të ditur disa fakte interesante mbi volumin e të dhënave që përpunon.…
By
2 Min Read
Xiaomi Mi 5 vjen në fund të vitit
Janë shtuar spekulimet për telefonin e ardhshëm të kompanisë kineze, Xiaomi. Xiaomi Mi 5…
By
1 Min Read
Dallimet: Palmtop, Netbook, Notebook, Ultrabook dhe Laptop?
Në një kohë jo shumë të largët, zgjedhja e vetme për të bërë dallim në…
By
6 Min Read
Soros sulmon Google dhe Facebook: i keni ditët e numëruara
Investitori George Soros lëshoi një sulm të ashpër mbi gjigantët e teknologjisë në Samitin e…
By
4 Min Read
iPad dominon trafikun e tabletëve në internet
Edhe pse pjesëmarrja e iPad në treg po bie vazhdimisht, trafiku i internetit që gjenerohet…
By
1 Min Read
