Këshilla për të kursyer karburant

Edhe nëse nuk keni mundësi të blini automjet i cili harxhon më pak, ka mundësi të shumta për të kursyer të holla pavarësisht se çfarë veture vozitni.

Ja disa këshilla dhe njëkohësisht edhe disa shpjegime të paragjykimeve të cilat shumica e vozitësve i kanë.

Filloni duke menduar kursimin

Kursimet më të mëdha të parave nuk vijnë për shkak të ndonjë risie teknologjike, por nga disa rregulla të vjetra: ndajeni udhëtimin me dikë. Nëse keni ndonjë mik ose fqinj, me të cilin mund të shkoni në punë dhe të ktheheni sërish me një veturë, kurseni 50% të harxhimit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që do t’u kursejë aq para. Po ashtu, nëse familja juaj ka dy automjete, atëherë voziteni atë që harxhon më pak sa më shumë që mundeni.
Edhe udhëtimi me trafik urban po ashtu mund të ju kursejë. Kjo po ashtu ndihmon edhe në uljen e ngarkesës në rrugë, ashtu që përveç vetes do t’iu ndihmojë edhe të tjerëve.
Lehtësojeni veturën
Ngarkesa në peshë është armik natyror i ekonomisë në vozitje. Andaj me largimin e gjësendeve të panevojshme, ose edhe personave, nga vetura juaj kurseni edhe karburant.
Vozitni duke kursyer
Që në start të vozitjes ju mund të kurseni karburant, duke marrë parasysh se shpejtoni përnjëherë ose ngadalë. Starti i menjëhershëm rrit harxhimin e karburantit në mënyrë drastike.

Edhe shpejtësia maksimale po ashtu luan rol. Numri më i madh i veturave janë më kursyese kur lëvizin me shpejtësi relativisht të ulët në shkallën e fundit të shpejtësisë së mundshme. Rezistenca e erës rritet në mënyrë eksponenciale me rritjen e shpejtësisë, ashtu që me rritjen e shpejtësisë, në këtë aspekt ulet kursimi i veturës. Treguesit ekonomik në tabelën e kontrollimit janë shumë preciz, ashtu që shumë shpejt do të mësoheni të vozitni ekonomikisht nëse i përcillni ato.

Parandalimi

Nëse gomat janë të fryra aq sa duhet dhe motori punon ashtu si duhet, harxhimi do të jetë i vogël. Gomat jo mirë të fryra mund ta rritin harxhimin dukshëm. Madje edhe nëse ju duket se vetura juaj lëviz si duhet, ndezja e shpeshtë e sinjalit të kuq të karburantit, mund të tregojë se ka ndonjë problem të caktuar për të cilën arsye vetura harxhon më shumë karburant.
Hapja e dritares apo klima?
Kjo është një pyetje e shpeshtë, pasi për dallim nga nxehësit të cilët shfrytëzojnë nxehtësinë e lirë të motorit për të ngrohur brendinë e veturës, klima shfrytëzon fuqinë e motorit dhe ul kursimin. Për fat të keq këtu nuk mund të jepet përgjigje se cila është më e mirë.

Nëse vetura juaj ka qëndruar në ajër, dhe e keni më nxehtë brenda se jashtë, vozitni një kohë me dritare të hapur për ta freskuar. Pastaj, kur të dilni në rrugë të hapur, mbylleni dhe lëshoni klimën. Aerodinamika është e rëndësishme në shpejtësitë e mëdha, ashtu që nëse vozitni me më pak se 60 km/orë, hapja e dritareve nuk do të ketë edhe ndonjë efekt në aerodinamikë. Kjo po ashtu varet edhe nga automjeti. Te veturat të cilat kanë aerodinamikë të mirë, hapja e dritareve do të ketë një efekt më të mirë. Por nëse keni kabriolet, do të harxhoni më pak nëse e keni veturën e mbyllur.

Mbajtëset mbi çati

Kur flasim për aerodinamikë, mbajtëset mbi çati, si shtesat për biçikletë ose për ski mbi veturë vetëm sa ju dëmtojnë, madje edhe kur janë të zbrazëta. Nëse ato i largoni, kjo do t’i ndihmojë edhe veturës të lëvizë më mirë në erë. Po ashtu hiqni dritaret kundër erës, pasi do të ndihmojnë në aerodinamikën e veturës.

Benzinë super ose normal

Karburanti me më shumë oktan kushton më pak, por a duhet ta shfrytëzoni këtë? Shumica e veturave të sotme për të cilët është propozuar super, mund pa problem të lëvizin me normal, madje edhe në periudha më të gjata pa pasoja.
Është e vërtetë se kjo ul ca efikasitetin e veturës, por jo deri në atë shkallë sa të mposhtë kursimin që realizoni me karburant më të lirë. Megjithatë, kjo vlen vetëm për veturat për të cilat vetëm preferohet super, dhe jo kërkohet domosdo. Nëse automobili luaj ka mbushës turbo ose super, më mirë është t’i përmbaheni superit. /tg/kohaislame

 

Artikulli paraprakRrahje mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas
Artikulli vijuesLirohet Kryeministri i Libisë