Narcistët janë ata njerëz që kanë një vetëvlerësim shumë të lartë. Ata besojnë se kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj vlerësimit të të tjerëve për ta.
Sipas mitologjisë së lashtë greke, një djalë i pashëm me emrin Narcis pa imazhin e vet të pasqyruar në ujërat e liqenit. Ai u dashurua kaq shumë me pamjen e vet, saqë nuk interesohej më për asgjë tjetër. Narcisi qëndronte gjithmonë në brigjet e liqenit për ta parë vetveten dhe nuk largohej dot. Më në fund ai vdiq pranë liqenit dhe u bë një lule me emrin “narcis”. Më vonë, psikologët e përdorën fjalën “narcizëm” për personat që e admirojnë së tepërmi veten.
Narcistët i kushtojnë vëmendje të tepërt vetevetes. Në jetë, këta persona kanë vetëvlerësim shumë të lartë dhe fokusohen tepër te vetja. Ata shpresojnë se të tjerët do t’i admirojnë, çmojnë dhe do t’i kenë zili. Kur dëgjojnë fjalë lavdërimi, ata lumturohen, kurse nga kritikat zemërohen shpejt ose shfaqen arrogantë. Ata dëshirojnë që të tjerët që tregojnë dashuri dhe përkujdes të veçantë, por nuk mund të kuptojnë ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve. Për shkak të mungesës së simpatisë ndaj të tjerëve, ata kanë marrëdhënie jo të mira me ata që i rrethojnë dhe mund të kenë shpesh depresion ose të ndihen të vetmuar.
Karakteristikat e narcistëve:
1. S’mund të pranojnë kritikat e të tjerëve dhe kanë reagim të tepruar kur dëgjojnë kritika.
2. Besojnë se duhet të kenë admirimin dhe vlerësimin e lartë të të tjerëve dhe u japin shpesh urdhra të tjerëve
3. Kanë vlerësime të larta për veten dhe shpresojnë që të tërheqin vëmendjen e vazhdueshme të të tjerëve.
4. Kanë iluzione të parealizuara për sukses, autoritet, nder ose dashuri.
5. Nuk kanë simpati për të tjerët dhe s’mund të kuptojnë ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve.
6. S’pranojnë përgjegjësitë dhe humbjet ose dështimet.
7. Tregojnë interes për të konkurruar me të tjerët dhe shpresojnë të fitojnë për të provuar epërsinë e tyre.
Arsyet e formimit të karakteristikave të narcizmit
Gjatë fëmijërisë, dashuria ose vëmendja e tepërt, vlerësimet tepër të larta nga prindërit ose të tjerët mund të shkaktojnë këto karakteristika të narcizmit. Në moshë të hershme, këtyre personave u kushtohet shumë vëmendjet dhe çmohen pa kufi. Këta persona ngarkohen me pak përgjegjësi dhe nuk pranojnë kritikat e dështimet. Motivimet e veprimeve të tyre janë për të fituar vëmendjen dhe dashurinë e të tjerëve.
Sugjerimet ndaj narcistëve
1. Respekti për të tjerët. Mund të kenë talente të lindura dhe të shkëlqyera. Mund të përgëzohen nga të tjerët për shkak të këtyre talenteve, por duhet të shpërfillin të tjerët, të shfrytëzojnë të tjerët ose t’i sulmojnë ata. Kur I respektoni sa duhet të tjerët, do të pakësohet motivi për konkurrencë të panevojshme si dhe dëmtimet ndaj vetë-respektit.
2. Njohjet për kërkesat e të tjerëve. I kuptoni kërkesat tuaja dhe shpresoni plotësimin e shpejtë të tyre, duke shpërfillur ndjenjat e të tjerëve. Përzgjidhni dy personat më të afërt në jetën tuaj dhe përpiquni t’i njihni kërkesat e tyre. Për shembull: Cilat janë ushqimet më të preferuara të nënës suaj? Çfarë programesh pëlqen më shumë miku juaj? Çdo ditë, mund t’iu japim vetës këtyre pyetjesh dhe zbuloni përgjegjet e tyre.
3. Ngarkoheni me përgjegjësi. Pyeteni veten: cilat janë angazhimet tuaja më të rëndësishme në familje, shkolla ose punësimi? Çfarë kontributesh iu keni dhënë personave tuaj më të dashur? Çfarë dhuratash i keni dhënë prindërve tuaj? Kur miqtë ju kërkojnë ndihmë, a ua keni plotësuar kërkesat apo jo? Në fund bëni një plan, duke nisur nga dhënia e ndihmës për personat tuaj më ngushtë.
4. Përpiqeni për më shumë vetëkontroll. Mund të keni krenari për veprimet e veçanta, të cilat i konsideroni si dhunti personale, por veprimet tuaja kanë ndikuar jetën dhe lirinë e të tjerëve
Këto karakteristika bëhen si arsyet kryesore të shkatërrimit të marrëdhënieve shoqërore. Nëse dëshironi që të pranoheni nga të tjerët, duhet të mësoni veprimet e vetë-kontrollit dhe respektit për të tjerët dhe këto duhet të jenë të sinqerta.
5. Fokusimi i tepruar tek vetvetja
Problemet e narcistëve vijnë nga vlerësimet tepër të larta të prindërve ose të personave të tjerë, megjithatë ky nuk është gabimi juaj gjatë fëmijërisë. Në kohët e mëvonshme të rritjes, keni mundësi të korrigjoni këtë koncept, veçanërisht kur përballeni me kritikat, sfidat dhe dështimet. Nëse keni guxim dhe dëshirë, mund të përmirësoni karakteristikat tuaja pas përpjekjeve.
6. Iu jepni dashuri dhe respekt të tjerëve. Narcistët duhet jo vetëm të braktisin konceptin e vetë-fokusimit të tepruar, por edhe të mësojnë t’u japin dashuri të tjerëve. Kjo është metoda më e mirë për përmirësimin e karakterit. Dëshironi të përfitoni më shumë dashuri dhe respekt nga të tjerët, por do të mësoni më shumë për dashurinë pasi ia jepni atë të tjerëve. Një filozof ka thënë se mund të tejkalojmë kufijtë e vetvetes perms dhënies së dashurisë dhe kështu mund të kemi një jetë të mirë.