Pas sulmit, Shpend Ahmeti godet BDI-në

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është sulmuar nga tifozët maqedonas përgjatë ndeshjes Vardari – Shkëndija.

Ndërkohë, përmes një statusi në FB, Ahmeti sot ka goditur përfaqësimit e ulët politik të shqiptarëve të Maqedonisë, kurse BDI-ja është tash e 13 vite në pushtet, me çka del se ajo është më e goditura nga ky postim.

Të gjithë ata që më njohin e dijnë se jam një adhurues i madh i futbollit. Tash e disa vite jam edhe tifoz i Shkendijes së Tetovës dhe sipas mundësive kam pëcjellë ndeshje të ndryshme edhe në kampionatin e Maqedonisë edhe kur kanë luajtur në kualifikime evropiane.

Dje isha në ndeshjen vendimtare të kampionatit në mes të Vardarit dhe Shkendijes në Shkup. Tifozëve të Shkendijes i ishte ndaluar hyrja në stadium ndërsa aty ishin mbledhur rreth 2 mijë tifozë të Vardarit. Ne ishim rreth 20 shqiptarë, mysafirë të klubit Shkëndija të cilëve udhëheqësia e Vardarit na kishte vendosur në mes të tifozëve të Vardarit.

Gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit “shqiptarët e mirë janë shqitarët e vdekur”. Pasi shënoi Vardari, gjanat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë. KUr filluan të këndojnë se të gjithë maqedonët të ngriten në këmbë e vërtetuar se ishim shqiptarë. MIrëpo incidenti ndohi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijes u ngrit në këmbë për të festuar. QË nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty. Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua ti qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë.

Jam i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë. Megjithatë, ajo që nuk mund të tejkalohen jane dy gjëra: 1. Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër. 2. Përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët. Koketimi i partive tona për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve do të sjellë më shumë diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve e jo vetëm në ndeshje futbolli.

Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit“, – shkruan Ahmeti në FB.

Artikulli paraprakBDI reagon ndaj BESËS përmes Bujar Osmanit, u prekën në “tel” nga aksioni VMRO+BDI=RUSI!
Artikulli vijuesBDI hesht rreth sulmit ndaj kryetarit Shpend Ahmeti