Komisioni për ankesa në Këshillin e Etikës së gazetarëve të Maqedonisë, shpreh shqetësimin për kumtesën e Prokurorisë ditë më parë ku ndalohet publikimi i çfarëdo të dhënash që kanë lidhje me rastin “puç”. Nga ky organ rikujtojnë Prokurorinë se sipas nenit 272 dhe 273 të Ligjit për procedurë penale, gjithkush mund të lajmërojë vepër penale. Për Këshillin e Etikës është e pa kuptueshme që Prokuroria publike të ndalojë informimin e mediave që janë një ndër burimet kryesore për veprim të Prokurorisë, e që e kanë të siguruar ekzistencën me nenin 16 të Kushtetutës së Maqedoni. Është e paqartë edhe se si mund të bëjnë ndarje paraprake gazetarët se çfarë munden e çfarë jo të publikojnë e që mund në të ardhmen mund të bëhet subjekt i procedurës penale. Këshilli i Etikës numëron edhe një sërë procedurash dhe normash ligjore që burojnë nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut dhe një sërë dokumentesh të tjera që shteti jonë ka nënshkruar, ku garantohet liria e publikimit të informatave si dhe lajmërimit për keqpërdorime eventuale pasi mediat janë kontrollues të qeverisë. Alsat-M