Këshilli i Ministrave diskuton për situatën në Siri

Këshilli i Ministrave është mbledhur nën drejtimin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan.

Mbledhja që filloi në orën 14.00 në godinën kryesore të Kryeministrisë ka si temë parësore luftën kundër terrorit.

Operacionet intensive filluar pas përshkallëzimit të ngjarjeve të terrorit dhe raportet e përgatitura nga njësitë e inteligjencës janë tema kryesore e kësaj mbledhjeje.

Pritet që Këshilli i Ministrave të trajtojë edhe gjendjen e fundit në Siri.

Një tjetër temë e mbledhjes së Këshillit të Ministrave është Ligji i Marrëdhënieve Kolektive të Punës.

Së fundmi, javën e kaluar punëtorët dhe punëdhënësit ishin takuar me Kryeministrin Erdoan dhe në takim ishte vendosur që ligji në fjalë të ngrihet në rend të ditës në periudhën e re legjislative të kuvendit.

Pritet që sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të trajtohen ndryshimet e fundit mbi këtë ligj./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBurgim me kusht për ish-kryeministrin izraelit
Artikulli vijuesNëna, qendra e gjithçkaje