Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara njëzëri ka miratuar rezolutën e cila mbështet hartën e rrugës së procesit paqësor në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rezolutën theksohet se negociatat paqësore, të cilat i mbështet KB-ja, si dhe armëpushimi duhet të fillojnë në janar.
Burime diplomatike bëjnë të ditur se në rezolutën theksohet se kreu i KB-ve në kuadër të parimeve të Marrëveshjes së Gjenevës do të kërkojë nga palët në Siri që më së herti më 16 janar të fillojnë me negociatat.
Në takimin e Grupit Ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë palët kanë harmonizuar propozim tekstin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-ve i cili më vonë edhe u miratua. Marrëveshja për draft rezolutën është arritur në New York në raundin e tretë të bisedimeve të Grupit Ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë.
Në takimin në New York morën pjesë ministrat e punëve të jashtme të SHBA-ve, Rusisë, Turqisë, Kinës, Egjiptit, Francës, Gjermanisë, Iranit, Irakut, Italisë, Jordanit, Libanit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, EBA-së dhe Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësues të KB-ve, Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe.