Këshilli Kombëtar i Sirisë bëhet me udhëheqës të ri

Këshilli Kombëtar i Sirisë, koalicion opozitar në mërgim, ka zgjedhur Khaled Khojan për kryetar të ri.

Ai do të zëvendësojë udhëheqësin aktual, Hadi al-Bahra, i cili nuk ka dashur të garojë për rizgjedhje.
Khoja, ambasador i Koalicionit në Turqi, ka marrë 56 vota, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Koalicionit, Nasr al-Hariri, 50 vota.

Koalicioni është formuar në vitin 2012 dhe mbështetet nga vendet perëndimore, Turqia dhe disa shtete arabe.

Artikulli paraprakNdërtimi i Xhamisë së Madhe në Tiranë, nis brenda këtij muaji
Artikulli vijuesKunderpergjigje ndaj pretendimeve te Anton Berishes