Egjipt: Mursi pro shtetit palestinez, kundër ndërhyrjes në Siri

0
182

Presidenti egjiptian Mohamed Mursi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm Arab në Kajro të mërkurën, theksoi nevojën për anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombe të Bashkuara.

Mursi, i cili tha se çështja palestineze është “thelbësore për përparimin e arabëve”, ” ai denoncoi edhe çfarëdo kërcënimi apo ndërhyrje e cila ka qëllim dëmtimin e sovranitetit të vendeve arabe. Mursi u zotua se Egjipti nuk do të eksportojë revolucionin e tij në asnjë vend tjetër, revolucion i cili pas një kohe të gjatë e rrëzoi Presidnetin Hosni Mubarak.

Ai gjithashtu foli për përpjekjet e revolucionit brenda Sirisë, duke thënë se “nuk ka kohë për reforma në Siri” dhe se “ndryshimi është i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë”, ashtu siç edhe rënia e presidentit Bashar al-Asad është e pashmangshme.

“Populli sirian kanë zgjedhur ndryshimin,” tha ai, duke shtuar se “regjimi sirian duhet të mësojë mësime nga historia moderne dhe nga ajo e lashtë.”

 

Kina mbështet tranzicionin

Përkundër kritikave të gjera ndërkombëtar për shkak të dhunës indiskriminuese nga forcat e tij gjatë 18-muajve të luftimeve e që ka gllabëruar Sirinë, Presidenti Esedd është zotuar të mbetet në pushtet.

Ministri i Jashtëm kinez Yang Jiechi në një konferencë të përbashkët për shtyp me Clinton bëri thirrje për të gjitha palët për t’i dhënë fund luftimeve: “Më lejoni të theksoj se Kina nuk ka qasje të pjesshme për ndonjë individ apo palë.”

Yang i bëri thirrje të gjitha kombet për të ushtruar ndikim pozitiv “” për të bindur palët në Siri “të miratojnë një qëndrim realist, të qetë dhe konstruktiv në mënyrë që mund të ketë një fillim të hershëm të dialogut politik dhe të tranzicionit.”

Por ai paralajmëroi se është kundër përdorimit të forcës jashtë për t’i dhënë fund konfliktit, i cili sipas aktivistëve thonë se ka vrarë më shumë se 26,000 njerëz – një nocion ky i ndjeshëm për Kinën.