Këshilli organizativ për rastin “Monstra” – shqiptarëve: Të dalim masovikisht në protestat mbarëshqiptare të 9 Majit

Më poshtë ua sjellim njoftimin e plotë në emër të familjarëve të burgosurve politik dhe në emrin e Këshillit për organizimin e protestave kundër rastit “Monstra” ; Bedri Hajdari, lidhur me protestat e 9 Majit:

“Nisur nga gjendja e mjerueshme e shqiptarëve në këtë shtet, e cila edhe më tutje vazhdon të përkeqësohet, e posaçërsiht nevoja e madhe për drejtësi për familjarët tanë nga procesi i montuar politik i rastit “Monstra”…

Nisur nga fakti që nuk kemi fare besim në gjyqësinë dhe drejtësinë e pushtetit maqedonas i cili vazhdimisht i vret dhe burgosë shqiptarët e pafajshëm…

Nisur nga fakti që ndajmë dhimbje me të gjitha familjet e shqiptarëve të vrarë dhe të atyre të burgosur nga ky pushtet i dhunshëm dhe antiperendimor…

Nisur nga e vërteta e madhe se vetëm me largimin e kësaj qeverie, ne familjarët e të burgosurve të pafajshëm nga rasti i montuar “Monstra” mund të shpresojmë në drejtësi dhe liri për të afërmit tanë…

Nisur nga e vërteta edhe më e madhe se vetëm me largimin e kësaj qeverie antishqiptare do të ndaleshin nënçmimet, torturat, burgosjet dhe vrasjet e shqiptarëve…

Ju drejtohemi familjarëve tanë dhe shqiptarëve në përgjithësi që masovikisht të dalin dhe të përkrahin protestat mbarëshqiptare të 9 majit, si dhe të gjitha protestat e ardhshme shqiptare deri në largimin e plotë të kësaj qeverie të korruptuar, kriminalizuar dhe tërësisht antishqiptare”, – thuhet në njoftimin dërguar mediave Në emër të familjarëve të burgosurve politik dhe në emrin e Këshillit për organizimin e protestave kundër rastit “Monstra”; Bedri Hajdari.

Artikulli paraprakNaim Tërnava për pranimin e Kosovës në UEFA: Zoti ju ndihmoftë
Artikulli vijues38 vjeçari nga Tetova humb jetën në aksidentin e ndodhur në rrugën Tetovë-Shkup